Detaje të reja nga hetimi i vdekjes së 2-vjeçarit në Itali pas transplantit të zemrës, prokuroria merr nën hetim dhe dy rate të tjera nga i njëjti spital 27/02 17:49
Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 3.8 ka goditur zonën urbane të Buffalo, New York, njoftonte shërbimi gjeologjik i SHBA.
Tërmeti që ra në zonën e Seneca ishte ndjerë deri në Ujëvarat Niagara në veri dhe në parkun Orchard në jug, tha përfaqësuesi i bashkisë vendase Mark Poloncarz në rrjetin Twitter.
“M’u duk sikur një makinë goditi shtëpinë time në Buffalo. U ngrita nga krevati,” tha ai për tronditjen sizmike të orës 6:15 edhe pse nuk raportoheshin për dëme të konsiderueshme.
Zyrtarët thanë se po angazhohen për të dhënë ndihmë aty ku është e nevojshme ndërsa informacione të tjera priten në vijim.
Top Channel