Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar pasditen e kësaj të hëne me bombë.

Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar, ndërsa ende nuk dihen detajet e tjera.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara , e cila njofton se ekipet emergjente janë në detyrë për hetimin e plotë të ngjarjes.

“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka shkruar Gara në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA