“Ka vdekur Maradona”, thirrjet e turpshme të tifozëve të Spezias ndaj Napolit

06/02/2023 14:55

Rivaliteti mes Spezias dhe Napolit është rritur në mënyrë eksponenciale kohët e fundit.

Përtej përballjes klasike mes veriut dhe jugut të Italisë, majin e kaluar ndeshja mes Spezias (Liguria) dhe Napolit (Campania) u ndërpre për shkak të përplasjeve në tribunat e stadiumit “Alberto Picco”.

Fakti është se dje Napoli u rikthye në atë stadium si lider I kampionatit dhe pas një pjese të parë pa fitues, pavarësisht kontrollit të lojës nga vizitorët, dy emrat e sulmit napolitan, Kvaratskelia dhe Osimhen vendosën sfidën sapo nisi pjesa e dytë.

Por edhe para se të shënoheshin golat, kur tifozët vendas ndiheshin më optimistë, brohoritjet e tyre synonin t’i bënin nervozë futbollistët e Napolit.

Dhe nuk gjetën asnjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë, veçse duke ironizuar në mënyrë të turpshme vdekjen e Diego Armando Maradonës.

“Sai perché mi batte il corazon? E’ morto Maradona” (A e dini pse më rreh zemra? Ka vdekur Maradona) apo  “Diego non pip*a piú” (Diego nuk urinon më) janë disa nga thirrjet që u dëgjuan në tribunën ku ishin vendosur fansat më të zjarrtë të Spezias.

Gjoba që pritet të marrë klubi ligurian për veprime të tilla është 10 mijë euro, por sipas asaj që thuhet në Itali nuk mjafton sepse po përsëriten çdo fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA