
Transportimi i një viçi me përmasa të mëdha nga porti i Durrësit drejt Elbasanit do të ngadalësojë qarkullimin në rrugë mbrëmjen e sotme.
Mjeti që ka përmasa jashtë norme do të lëvizë në rrugët Porti-Plazh Plepa- Rrogozhinë -Elbasan, duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit.
Policia kërkon që mjetet e tonazhit të rëndë të shmangin kalimin në këtë kas gjatë natës së sotme.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për lëvizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor”.
Top Channel