Provokimi i Vinicius në Mallorca, i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” kapiteni Raillo

05/02/2023 21:24

Pasdite e zjarrtë në Mallorca, ku Reali i Madridit u mposht 1-0 falë autogolit të Nacho Fernandezit, i detyruar nga Muriqi të çojë topin në portën e tij.

Goli i shpejtë i Mallorcas shkaktoi nervozizëm te “Los Blancos”, i reflektuar sidomos te sjella e Vinicius Junior.

Në fund të pjesës së parë, talenti brazilian u largua dukshëm i zemëruar nga fusha dhe para se të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, provokoi tifozët vendas duke treguar dhe puthur stemën e Realit të Madridit.

Një veprim pa dyshim që nuk u pëlqeu kundërshtarëve dhe në veçanti kapitenit të Mallorcas, Raillo, i cili në fillim të pjesës së dytë iu afrua Vinicius në mënyrë kërcënuese duke i treguar stemën e skuadrës së tij.

Nga ana tjetër, edhe para ndeshjes, Raillo e kishte sulmuar rëndë Viniciusin, duke e akuzuar për “mungesë respekti”.

Ancelotti ka reaguar në mbrojtje të brazilianit:

“Për mua ai është një futbollist i madh, nipërit e mi janë të gjithë me Vinicius. Të rinjtë e pëlqejnë këtë lloj lojtari që ka shumë aftësi dhe është spektakolar me topin. Nipat e mi kanë fanellën Vinicius dhe nuk duan një tjetër. Secili ka mendimin e vet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA