Efi ishte banorja që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, edhe pse shikohej si një lojtare e fortë nga komentuesit.
Para pak minutash ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka postuar disa foto dhe ka shkruar për rrugëtimin e saj brenda BBV, teksa thotë se për të ishte eksperiencë që nuk do e harrojë kurrë, por pa i kursyer ironitë për disa banorë.
“Me kokën lart dhe buzëqeshjen në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.
Hyra në “Big Brother” për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shikonit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë cdo gjëje, vendos të qëndrojë e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj.
Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”– shkruan Efi në Instagram.
View this post on Instagram
Mbrëmjen e kaluar ajo postoi edhe një InstaStory me Ronaldo Shakrën ku u shpreh se: Unë duhet të isha finaliste por ashtu ndodhi një keqkuptim.
Top Channel