Kjo e diel do të shoqërohet me mot të ftohtë dhe temperatura deri në minus gjashtë në zonat malore.

Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë gjate orëve të paradites, ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin herë pa shere kalime të vranësirave si fillim në zonat malore dhe gradualisht vranësirat do të përfshijnë të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Peshkopisë -6°C , ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°Celsius.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior -verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 5 balle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA