Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane 21/08 15:58
Në disa pamje tmerruese shiheshin sot momentet kur pasagjerë të tmerruar vraponin të dilnin nga një tren që shpërtheu në flakë në lindje të Britanisë.
Video tregon shkëndija që dalin nga poshtë trenit i cili ndalon ngadalë në stacionin e qytetit bregdetar të Kent.
Ndërsa pasagjerët e tmerruar dalin nga mjeti dhe vrapojnë të largohen teksa tym nis të dalë dhe nga vagoni i pasagjerëve.
Pas incidentit të mbrëmjes së të premtes dy makina zjarrfikëse erdhën në vendngjarje për të shuar flakët dhe evakuar pasagjerët.
Incidenti shkaktoi ndërprerje të përkohshme të shërbimeve hekurudhore në stacionin lindor.
Top Channel