Video/ Pasagjerët dalin të tmerruar pasi treni merr flakë në stacionin në Britani (fotot)

04/02/2023 15:48

Në disa pamje tmerruese shiheshin sot momentet kur pasagjerë të tmerruar vraponin të dilnin nga një tren që shpërtheu në flakë në lindje të Britanisë.

Video tregon shkëndija që dalin nga poshtë trenit i cili ndalon ngadalë në stacionin e qytetit bregdetar të Kent.

Ndërsa pasagjerët e tmerruar dalin nga mjeti dhe vrapojnë të largohen teksa tym nis të dalë dhe nga vagoni i pasagjerëve.

Pas incidentit të mbrëmjes së të premtes dy makina zjarrfikëse erdhën në vendngjarje për të shuar flakët dhe evakuar pasagjerët.

Incidenti shkaktoi ndërprerje të përkohshme të shërbimeve hekurudhore në stacionin lindor.

FOTO GALERI
1/4
Pasagjerë të tmerruar vraponin të dilnin nga një tren që shpërtheu në flakë në lindje të Britanisë.

Top Channel