Rusia, Ukraina këmbejnë dhjetra rob lufte teksa vijon beteja në qytezën e Bakhmut (fotot)

04/02/2023 21:45

Ukraina ka liruar disa dhjetra ushtarë rob të Rusisë si pjesë e negocjatave të ndërmjetësuara kësaj radhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ministria e jashtë ruse.

Zyrtarët shtonin se në të njëjtën ditë, 116 ushtarë ukrainas u liruan nga Rusia, teksa përplasja për qytetin lindor të Bakhmut vijon mes palëve, në atë që Moska quan “luftë hibride e Perëndimit ndaj saj”.

“Procesi i negocjatave rezultoi në kthimin e 63 ushtarakëve rusë nga pala e Ukrainës”, tha agjencia shtetërore ruse TASS, duke shtuar se mes robërve kishte dhe persona të “kategorive të veçanta”, pa shpjeguar se çfarë do të thoshte.

Mediat thonin se grupi i “kategorisë sensitive” në të kaluarën ka përfshirë agjentë spiunazhi, ose persona me informacione sensitive.

Emiratet e Bashkuara kanë kontakte të afërta me Rusinë dhe nuk kanë mbështetur sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës.

Në tetor Presidenti Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan (MBZ) u takua me presidentin rus Vladimir Putin në  Shën Petersburg, ku rusi i përshkroi lidhjet mes tyre si “faktor i rëndësishëm stabiliteti”.

Sot Ukraina konfirmoi lirimin e 116 ushtarëve të saj nga Rusia, duke përfshirë ushtarë të kapur në betejat e Mariupol e Kherson.

Zyrtarët thanë se lirimi erdhi si rezultat i një operacioni “të zhvilluar në disa faza”.

87 nga të liruarit ishin nga forcat e rregullta të Ukrainës, tetë ushtarakë të inteligjencës dhe disa nga marina e garda kombëtare, sipas mediave vendase.

Të paktën 23 nga të liruarit ishin të plagosur ose të sëmurë, disa prej të cilëve me gjymtyrë të humbur nga gangrena e të ftohtit, njoftonte Ukraina.

Këmbimet e të burgosurve kanë nisur të bëhen më të rregullta mes palëve në luftën mizore tashmë 1 vjeçare.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA