Historia e pazakontë nga Roma/ 13-vjeçari jetoi për tre vjet me levën e frenave të biçikletës në shpinë, ndërhyrja kirurgjikale i shpëtoi këmbën 14/10 18:21
Një vajzë adoleshente është vrarë nga sulmi i një peshkaqeni në Australi.
16-vjeçarja u tërhoq nga lumi Swan në Perth me lëndime kritike, tha policia.
Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.
Inspektori Paul Robinson tha se viktima kishte qenë me miqtë e saj në ski dhe ata ishin dëshmitarë të “incidentit jashtëzakonisht traumatik”.
Ai tha se “ndoshta një grup delfinësh u pa aty pranë dhe adoleshenjta u hodh në ujë për të notuar pranë delfinëve”, shkruan SkyNews.
Familja e viktimës nuk ishte e pranishme në atë moment, shtoi oficeri.
Lloji i peshkaqenit të përfshirë në sulm nuk dihet aktualisht.
Top Channel