Balona kineze/ Biden: U thashë ta rrëzonin sa më shpejt të jetë e mundur

04/02/2023 22:53

Presidenti Joe Biden ka njoftuar se misioni për të rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze ishte i suksesshëm dhe se ai kishte urdhëruar Pentagonin të rrëzonte aeroplanin nga qielli sa më shpejt dhe në momentin më të sigurt për ta bërë këtë.

“Të mërkurën kur u informova për balonën, urdhërova Pentagonin që ta rrëzonte atë – të mërkurën – sa më shpejt që të ishte e mundur”, u tha presidenti gazetarëve në Hagerstown, Maryland.

“Ata vendosën, pa i bërë dëm askujt në tokë, ata vendosën se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur pajisja të dilte mbi ujë … brenda një kufiri prej 19 kilometrash. Ata e rrëzuan me sukses dhe unë dua t’i komplimentoj aviatorët tanë që e bënë atë”, shtoi presidenti, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse ky ishte një rekomandim nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare, Biden përsëriti: “Iu thashë ta rrëzonin. Ata më thanë, ‘Le të presim vendin më të sigurt për ta bërë atë’.

Top Channel