Një llogaritar akuzohet se ka përplasur për vdekje një doktor urgjence në SHBA, para se të dilte nga makina e ta godiste me thikë, për arsye ende të paditura.
39 vjeçari Vanroy Evan Smith, doli para gjykatës së Orange i akuzuar për vrasjen e Dr Michael Mammone, 58 vjeç.
Dr Mammone ishte duke ecur me biçikletë në një rrugë në Kaliforni kur u godit nga automjeti i bardhë tip Lexus që raportohet se kaloi me dritë të kuqe semafori në kryqëzim.
Smith akuzohet se goditi babanë e dy fëmijëve në biçikletë dhe më pas doli nga makina duke e goditur me një thikë.
Ky i fundit u paraqit sot në gjyq i prangosur dhe foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datëlindjen.
Dëshmitarët kishin parë gjithashtu autorin duke mbajtur në dorë një pistoletë me ajër në dorë teksa i afrohej Dr Mammone, teksa i bërtiste sharje racore duke i përmendur “privilegj i të bardhëve”, sipas rrjetit vendas ABC7.
Pamje shokuese video tregonin momentin kur Smith, ekonomist me shkollë të lartë, godit çiklistin, për arsye të panjohura.
Policia tha se dyshja ishin krejt të panjohur me njëri-tjetrin.
Makina e llogaritarit me ngjyrë tip Lexus shihe që kalon me shpejtësi në kryqëzim duke goditur me forcë biçikletën e doktorit.
Smith kishte shkuar më pas drejt Dr Mammone duke e sulmuar para se kalimtarët ta ndalonin.
Policia e qytezës Orange tha se nuk janë në dijeni të ofendimeve racore dhe se deri tani nuk ka marrëdhënie apo motiv për vrasjen.
Gruaja e Julie tha për rrjetin DailyMail.com tha se “incidenti ka krijuar një situatë të vështirë për familjen”.
Viktima Dr Mammone punonte si mjek emergjence në spitalin Providence Mission në Laguna Beach, prej vitit 2011.
Ai lë pas gruan e tij Julie, dhe dy djemtë Nick and Jon.
Policia vendore po bën apel për informacione mbi ngjarjen e rëndë.
Top Channel