
05/05 21:56
Warren Zaire-Emery shënoi golin e tij të parë në karrierë mbrëmjen e të mërkurës në transfertën e Montpellier në suksesin 1-3 të PSG.
Një gol, i cili do të kujtohet gjatë nga talenti francez dhe jo vetëm, pasi Zaire-Emery regjistroi edhe një rekord për klubin parizien.
Me golin e realizuar, Warren Zaire-Emery, 16 vjeç e 330 ditë u bë lojtari më i ri që ka shënuar për PSG në Ligue 1.
Ai debutoi më 6 gusht 2022 në ndeshjen e javës së parë përballë Clermont dhe deri më tani numëron 11 paraqitje.
Top Channel