Kompanitë ruse në çështjen “McGonigal”, a ndihet i rrezikuar Rama? Kryeministri: Kanë marrë peshqeshe nga qeveria e mëparshme, jo e jona

02/02/2023 22:09

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme me anë të një lidhje live në “Top Story”, rreth akuzave për përfshirje në çështjen McGonigal.

I pyetur nëse ndihet i rrezikuar nga përfshirja e kompanive ruse në këtë çështje, ai është përgjigjur se ka të dhëna se këto kompani ruse janë favorizuar nga qeveria e mëparshme dhe se nuk ka asnjë implikim të tijin apo qeverisë aktuale.

Përse në aktakuzë përmendet Edi Rama kryeministër dhe jo figurat e tjera që McGonigal ka takuar?

Për arsyen e thjeshtë që ai dhe unë jemi takuar.

Ka takuar edhe të tjerë.

Për këtë duhet të pyesni ata për të cilët kanë preferuar të ndalen këtu. Në fund fare rasti është si rast mosdeklarimi të një borxhi dhe takimeve që ka kryer në Ballkan.

Ka dalë në rrjet se kjo çështje është kuti pandore sepse shfaqet e lidhur më një oligark rus. Ju ndiheni në kurth?

Ajo që mund të them unë është shumë e thjeshtë, kompanitë ruse për të cilat flitet janë kompani që kanë marrë peshqeshe dhe kontrata nga qeveria e mëparshme dhe që në rastin e qeverisë tonë nuk kanë marrë asnjë lloj kontrate, qeveria jonë nuk ka bërë asnjë peshqesh duke dhënë fusha nafte pa garë. Kjo është një flluskë e jashtëzakonshme shumë e madhe. Ato kompani kanë marrë peshqeshe pa garë nga qeveria e mëparshme. E vërteta e thjeshtë është që nuk ka asnjë implikim të asnjë natyre jo timin pore të asnjë zyrtar shqiptar se po të kishte do të ishte në aktakuzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA