Zgjedhjet lokale të 14 majit/ KQZ vendos votim dhe numërim elektronik në Vorë, Kamëz dhe Elbasan

01/02/2023 10:45

KQZ vendosi sot se në tre bashki, Vorë, Kamëz dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Qytetarët e tre bashkive, pasi t’i drejtohen kutive të votimit të dielën e 14 Majit nuk do presin shumë për të mësuar emrin e kryebashkiakut të ri.

Negociatat e nisura që prej shtatorit të 2022 u finalizuan me alokimin e fondit që kap shifrën e 800 milionë lekëve, ndryshe 7 milion eurove, kosto kjo që duhet të paguajnë qytetarët përmes taksave të tyre për shkak se komisionerët partiak nuk ngjallin besim në administrimin e fletëve te votimit.

Zemërgjerësia e Ekzekutivit për shtrirjen e projektit në 352 qendra votimi te reja u shoqërua edhe me konsensusin e partitë politike të cilat janë dakord që elektronika të shtrihet në bashkinë e Elbasanit përkatësisht në 4 ZAZ, ndërsa në Kamëz në dy ZAZ, ndërsa për bashkinë Vorë ZAZ është e njëjta ajo me numër 26.

Elektronika hyri si risi në vitin 2021 ku votimi dhe numërimi elektronik ishte një procedurë që përfundoi në kohë rekord në Bashkinë Vorë.

Top Channel