Një ekspert i qenve ka zbuluar se cila është rraca më e anashkaluar e qenve për shkak të një stigme të padrejtë që i rrethon.
Will Atherton është një ekspert që studion sjelljen e qenve dhe ka shpëtuar mijëra qen nga strehimoret. Misioni i 32-vjeçarit është të edukojë njerëzit në mënyrë që ata të zgjedhin rracat e duhura të qenve për të cilat janë në gjendje të kujdesen siç duhet.
Ekziston një në veçanti që Will e quajti “aq i dashur”, megjithatë shumë qendra të ristrehimit raportojnë se ajo është rraca më tipike që gjendet atje. Dhe kjo është rraca “Staffordshire Bull Terrier”. Will shpjegoi se stigma që i është bashkangjitur racës është nga ata që dikur janë edukuar si qen luftarakë për shkak të shtatit të tyre trupor.
“Ata ende vuajnë nga reputacioni i keq që morën 10, 15 dhe 20 vjet më parë. Unë mendoj se ata kaluan bumin e tyre të popullaritetit dhe morën një stigmë dhe reputacion të keq në të kaluarën nga kjo. Dhe unë ende mendoj se ka një nivel të atij reputacioni të keq dhe është shumë i pabazuar, në veçanti me Staffies. I kam vërtetë përzemër ata. Ata shpesh janë qen me natyrë shumë të ëmbël, të butë dhe të dashur. Por për fat të keq ka një stigmë rreth tyre duke qenë qen potencialisht agresivë ose llojet e njerëzve që i marrin ato. Unë mendoj se kjo i pengon pronarët e mundshëm që t’i marrin ato. Përveç sjelljes, ajo që më pëlqen tek kjo rracë është se ata janë shumë të trajnueshëm. Ata kanë një shkallë shumë të lartë suksesi me moderimin e sjelljes dhe planet e ndërhyrjes”, tha ai.
Will shtoi se për shkak të të qenit në familjen e terrierëve, Staffies krahasohen me Pit Bull Terrier të cilët janë të ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, shumica e pronarëve të Staffy mburren me personalitetin e lezetshëm dhe të ëmbël të qenve të tyre.
Top Channel