500 mijë gra evropiane në vit të rrezikuara nga abortet e pasigurta, BE hap fondin e ri edhe për shtetet ku procedura ndalohet me ligj 27/02 19:19
Rrjeti i njohur britanik Daily Mail njoftonte sot vdekjen e papritur të redaktorit të tij të mbrëmjes John Lee, në moshën 58 vjeçare.
John përshkruhej si një gazetar frymëzues që vinte nga një familje që zotëronte gazeta në të shkuarën në Huddersfield, në veri të Britanisë.
John punonte prej vitesh me gazetën dhe prej vitit 2015 ishte redaktor lajmesh. Shkaku i vdekjes së tij nuk është publikuar ende.
Kryeredaktori Ted Verity, tha: “John ishte një gazetar shumë i talentuar që kishte sjellë shkëndija të karakterit të tij të paimitueshëm në çdo gjë që bënte. Do të na marrë malli shumë”.
I ndjeri lë pas gruan Louise, pedagoge, dhe të bijën Georgina, gazetare me rrjetin e djathtë britanik Channel 4 News.
Top Channel