Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dy dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane
Në pamje shiheshin sot momentet e tmerrit kur një ortek përfshin një rezort skiatorësh në Himalaje në zonën indiane të Kashmir, duke vrarë dy skiatorë polakë e duke lënë 21 të mbuluar nga dëbora.
Pamjet e frikshme tregonin murin e dëborës që binte nga maja 5000 metra e lartë e malit Apharwat drejt grupit të skiatorëve, të cilët vraponin për të gjetur mbrojtje.
Një total prej 21 turistësh të huaj dhe dy guidat e tyre vendase nga Kashmiri u kapën nga orteku dhe u mbuluan nga dëbora, teksa bënin ski pranë rezortit të Gulmarg, tha policia vendase.
Grupe shpëtimi të lartësive shkuan për ndihmë me skutera dëbore dhe rekuperuan trupat e dy skiatorëve polakë, tha zyrtari policisë Amod Nagpuri.
Policia shtonte se 19 turistë të huaj dhe dy guida të skiatorëve ishin shpëtuar, ndërsa trupat e dy viktimave u dërguan në spital.
Pamje video tregonin ortekun gjigant që vërshonte poshtë prej majës së malit ndërsa skiatorët u thërrisnin njëri-tjetrit për t’i njoftuar.
Teksa dëbora afrohet gjithnjë e më shumë, grupi shihet që nisin të vrapojnë para se pamjet të ndërpriten.
Në rezortin Gulmarg mblidhen mijëra entuziastë deh skiatorë amatorë gjatë vitit dhe aktualisht është i mbuluar nga dëbora për reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Vargmali Pir Panjal në perëndim të Himalajeve është një destinacion i njohur skiatorësh, si indianë dhe të huaj.
Në një tjetër incident të rëndë, në vitin 2010, 17 ushtarë indianë u vranë nga një ortek në shkollën ushtarake të Gulmarg gjatë një stërvitjeje.
Orteqet e rrëshkitjet e dheut në Kashmir kanë shkaktuar disa herë vdekje mes ushtarakëve të Indisë e Pakistanit në zonën e militarizuar të ndarjes së Kashmir.
Top Channel