Mbetën të varura me kokë poshtë për 25 minuta për shkak të një defekti në një park lojërash, gjykata urdhëron dëmshpërblim 550 mijë dollarësh për dy adoleshentet amerikane
Pas vrasjes së 23 vjeçares Gretta Vedler, ish-i dashuri autor Dmitry Korovin, 24 vjeç, kishte marrë një hua rreth 10 000 dollarë në emër të saj dhe kishte fjetur në hotel me trupin e saj për gati tre ditë.
Modelja ruse humbi jetën disa javë pasi në postimet në rrjetet sociale quante presidentin Vladimir Putin “psikopat dhe luftënxitës”.
Ish-i dashuri i saj kishte futur trupin e Gretta në një valixhe dhe ka pranuar krimin së fundmi pasi u zbulua nga autoritetet.
Ai kishte marrë një hua në emër të viktimës duke përdorur një aplikacion bankar në celularin e saj teksa kishte fjetur me trupin e saj në hotel për tre ditë.
Më pas ai kishte sjellë një valixhe për të futur trupin dhe shkoi me makinë 400 km larg në Lipstik ku e kishte lënë në bagazh.
Pamje të publikuara nga policia ruse tregonin të dyshuarin që rivinte në jetë skenën e vrasjes, kur ai e kishte shtyrë në krevatin e hotelit dhe e kishte mbytur.
Vdekja e modeles fitoi vëmendje pasi ajo kishte parashikuar luftën për zgjerimin e integritetit territorial të Rusisë.
Vajza kishte thënë në rrjetet sociale: “Putin ka probleme sepse nuk e mbron dot veten prej masës së vogël trupore, prandaj ai la jurisprudencën dhe hyri në shkollën KGB”.
Ajo shtonte për ndjekësit e saj: “Për psikopatët është e rëndësishme një ndjesi plotësimi, ata adhurojnë rrezikun, eksperiencat intensive dhe jetën dinamike”.
Top Channel