Modelja ruse që quante Vladimir Putin ‘psikopat luftënxitës’ vdes e mbytur nga ish-i dashuri (fotot)

01/02/2023 15:54

Pas vrasjes së 23 vjeçares Gretta Vedler, ish-i dashuri autor Dmitry Korovin, 24 vjeç, kishte marrë një hua rreth 10 000 dollarë në emër të saj dhe kishte fjetur në hotel me trupin e saj për gati tre ditë.

Modelja ruse humbi jetën disa javë pasi në postimet në rrjetet sociale quante presidentin Vladimir Putin “psikopat dhe luftënxitës”.

Ish-i dashuri i saj kishte futur trupin e Gretta në një valixhe dhe ka pranuar krimin së fundmi pasi u zbulua nga autoritetet.

Ai kishte marrë një hua në emër të viktimës duke përdorur një aplikacion bankar në celularin e saj teksa kishte fjetur me trupin e saj në hotel për tre ditë.

Më pas ai kishte sjellë një valixhe për të futur trupin dhe shkoi me makinë 400 km larg në Lipstik ku e kishte lënë në bagazh.

Pamje të publikuara nga policia ruse tregonin të dyshuarin që rivinte në jetë skenën e vrasjes, kur ai e kishte shtyrë në krevatin e hotelit dhe e kishte mbytur.

Vdekja e modeles fitoi vëmendje pasi ajo kishte parashikuar luftën për zgjerimin e integritetit territorial të Rusisë.

Vajza kishte thënë në rrjetet sociale: “Putin ka probleme sepse nuk e mbron dot veten prej masës së vogël trupore, prandaj ai la jurisprudencën dhe hyri në shkollën KGB”.

Ajo shtonte për ndjekësit e saj: “Për psikopatët është e rëndësishme një ndjesi plotësimi, ata adhurojnë rrezikun, eksperiencat intensive dhe jetën dinamike”.

FOTO GALERI
1/8
Gretta Vedler ruse humbi jetën disa javë pasi në postimet në rrjetet sociale quante presidentin Vladimir Putin “psikopat dhe luftënxitës”.

Top Channel