Laçi ndan rrugët me lojtarin polak Ariel Borysiuk.
I afruar në merkaton e verës nga klubi indian i Chennaiyin, aventura e 31-vjeçarit në Shqipëri nuk zgjati shumë teksa në pjesën e parë të sezonit, Borysiuk u aktivizua në 13 ndeshje për kurbinasit në Abissnet Superiore teksa gjeti edhe njëherë rrugën e rrjetës.
Gjithsesi, performanca duket se nuk ka bindur drejtuesit e Laçit që ranë dakord për të ndërprerë marrëveshjen me lojtarin i cili ka një CV të pasur dhe më parë është aktivizuar për klube si Jagellonia, Lechia Gdansk, QPR apo Sheriff Tiraspol.
Tashmë, Borysiuk është një lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij teksa nuk ia doli të linte shumë gjurmë në Shqipëri. Kujtojmë se pak ditë më parë nga Laçi u largua edhe sulmuesi Adeleke, por rasti i këtij të fundit është krejtësisht i ndryshëm pasi bëhet fjalë për një lojtar nga i cili klubi kurbinas përfitoi të ardhura të konsiderueshme duke e shitur tek Karvina në Çeki.
Top Channel