
23/02 22:38
Jorginho u transferua nga Chelsea tek Arsenali, lëvizje që i kapi të papërgatitur shumë tifozë, por jo vetëm.
Topçinjtë paguan 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit italian, i cili i bashkohet armatës së Artetës me misionin titull.
Transferimi i Jorginhos ka surprizuar edhe Marc Cucurellan, tashmë ish-shoku i skuadrës te Chelsea.
Ky i fundit zgjodhi italo-brazilianin si futbollistin më inteligjent të Chelsea, por dikush i tregoi se 31-vjeçari kishte kaluar tek Arsenali.
“Seriozisht e keni? Tek Arsenali? Joo… ”, u shpreh mbrojtësi i majtë spanjoll i skuadrës së Graham Potter.
Top Channel