Inside Story/ Si u shkelën rekomandimet e UNESCO, leje të reja minerare në zonën që rrezikon ekosistemin e Ohrit

01/02/2023 22:01

Pas marrjes së statusit nga Unesco, kanë vazhduar të jepen leje minerare.

Leja e parë u dha vetëm 1 vit pas marrjes së këtij statusi, në 1 korrik 2020. Këtë leje e ka marrë kompania ALARUP e cila do ta shfrytëzojë për nxjerrjen e qymyr gurit në njësinë administrative Cërravë.

Ministria e mjedisit dhe e Turizmit e pyetur rreth lejeve minerare pranon problematikën. Ky dikaster shpreh mungesën e fuqisë për të vepruar duke argumentuar se lejet janë dhënë para krijimit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe rishikimi nuk është kompetencë e kësaj mnistrie. Në përgjigjen zyrtare për Inside Story, Ministria sqaron më tej se për subjektin.

“Alarupi” në fazën e dëgjesave publike AKZM ka shprehur kundërshtitë duke parashtruar edhe argumentat përkatës.

Një nga këto argumenta ka qenë se ky aktivitet bie në zonën buferike te zonës UNESCO dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në liqen. Administrata e ADZM-Korçë, ka mbajtur dhe 3 procesverbale konstatimi ndaj këtij subjekti

Top Channel