Gazetarja Anila Hoxha ka shtruar një sërë pyetjesh ndaj kryetares së KLGJ-së Naureda Llagami, për problematikat e hasura që sot nga shkrirja e Gjykatave të Apelit të rretheve në Tiranë.
Në studion e Top Story, Hoxha tha drejtoi pyetjen sesa vjet duhet të presë një qytetar për marrjen e vendimit nga gjykata, teksa kanë mbetur për tu shqyrtuar një volum prej 32 mijë dosje. Gazetarja Hoxha shtroi problemin e godinës, pasi sikurse ka konstatuar edhe KLGJ, ajo ekzistuese nuk është e mjaftueshme.
“Është e drejta për tu gjykuar në kohë. Jemi duke u thënë qytetarëve ju do vuani, do vonoheni, sepse nuk është faji juaj, por nuk kemi gjyqtarë. Gjyqtarët duhet të specializohen por na falni që nuk kemi shkollën e magjistraturës nuk e kemi efektive. Un di që gjyqtarët janë të ndarë, për çështje familjare, penale, civile, tregtare, të posaçëm në SPAK dhe tani i themi na falni, por duhet të vish.
KLGJ pavarësisht studimeve dhe qasjeve rigoroze dhe rigoroze nga sistemi drejtësisë, nga ana tjetër kam disa pyetje si do funksionojë kjo hartë. A keni identifikuar ju si qeveri e gjyqësorit problematikat që do dalin, ose kanë nisur të dalin në sipërfaqe për gjykatat që u shkrinë dhe u mblodhën të gjitha në Tiranë. KLGJ tha se Godinat ekzistuese ku ne parashikojnë të mblidhen gjykatat nuk është e mjaftueshme, kshuqë rekomandohet të mos jetë jetë ajo godina. Përse Gjykatat e Apelit u mblodhën në Tiranë në ambiente të pamjaftueshme. Si do ti menaxhoni ju problematikat që lidhen direkt. Keni një studim ju për 32 mijë çështjet në Gjykatën e Apelit? Sa vjet duhet të presim ne të dalim të marrim drejtësi të formës së prerë“- ishin pyetjet që shtroi Hoxha.
Nga kjo e mërkurë nisi funksionimi i hartës së re gjyqësore. Mes kundërshtive të forta, protestave dhe bojkotove nga avokatët, Gjykata e Apelit ishte e para që aplikoi nga data 1 shkurt ndryshimet në mënyrën e funksionimit të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar derimë sot, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila do të jetë me seli në Tiranë. Çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë që kundërshton një vendim të dhënë në shkallën e parë të gjykatave do të duhet të apeloj këtë vendim në këtë gjykatë në Tiranë. Referuar organikës së miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, kjo gjykatë do të ketë në total 78 gjyqtarë, që përkon me numrin total të tyre në 6 gjykatat e apelit.
Top Channel