Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në orën 10:00. Arsyeja për të cilën u kërkua përmbi 2 orë dëshmia e deputetes lidhet me inceneratorët dhe konkretisht për të tretin nën hetim, atë të Tiranës.
Mes besimit në SPAK dhe inceneratorëve, Kryemadhi tha se ka besim vetëm në Zot. Sakaq, për inceneratorët e tjerë atë të Fierit dhe të Tiranës në datat një dhe dy shkurt do të vendosë një drejtësi tjetër, ajo e gjyqtarëve paraprakë qe do shprehen për hetimet. Në një kohë kur avokatët këmbëngulin se veprimet hetimore çalojnë.
Diskutimi më i madh lidhet me pyetjen se përse nuk është pyetur ende nga SPAK, Arben Ahmetaj, ish-ministër financash, i cili pas një akt ekspertize në kompjuterin e Klodian Zotos rezulton se u pagua prej tij për udhëtime luksoze jashtë Shqipërisë.
Por SPAK insiston se po heton rolin e Arben Ahmetajt në këtë pikë.
Veç kësaj prokurorët e SPAK këmbëngulin se akt ekspertiza iu dorëzua ne fund të muajit nëntor 2022 por pa përgjigje mbetet dilema se çfarë po ndodh prej kësaj kohe. Një tjetër ish-ministër financash, Shkëlqim Cani ish-ministër, një ditë më parë u tregua i gatshëm për të thënë të vërtetën. Por ai tha se nuk e surprizon më asgjë. As fakti nëse e harrojnë dhe nuk e pyesin
Top Channel