Kryemadhi në SPAK për inceneratorët, deputetja pyetet në lidhje me faktet e aferës korruptive

31/01/2023 09:15

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur në SPAK këtë të martë, në cilësinë e deklarueses dhe dëshmitares për aferën e inceneratorëve.

“Isha për inceneratorin e Tiranës për të paraqitur provat dhe ripërsëritur akti padinë kallëzimin që kam dorëzuar në 4 mars 2021, gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë. E di që është një punë e gjatë që kërkon seriozitet, e di që edhe ndërhyrjet e mëdha që bëhen nga qeveria, se janë pagesa të mëdha që dalin nga qytetarët për kompani offshore, momentet e fundit janë duke ardhur dhe shpresoj që drejtësia të triumfojë për qytetarët shqiptarë.  Unë vijova me faktet e mia. Mendoj që do të bashkangjis edhe materiale të tjera që kanë të bëjë me lidhje të tjera për inceneratorin e Tiranës. Isha e thirrur si person në dijeni për shkak të padisë që kam dorëzuar, unë nuk kam çfarë të investigoj më. Ka dokumente të tjera, që nga 2017 deri më sot, arroganca a bërë që të gabojnë. Unë kam besim vetëm në zot se kjo punë kështu është bërë”, tha Kryemadhi.

Ajo u thirr në SPAK edhe dy muaj më parë për këtë aferë, ku dha deklaratë.

Sa i takon aferës së inceneratorëve ka pasur disa zhvillime, ku më 1 dhe 2 shkurt pritet të mbahen seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit.

 

FOTO GALERI
2/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA