Kompania gjobitet 120,000 paundë kur kapet duke ngritur punëtorët me kovën e skavatorit (fotot)

31/01/2023 18:28

Një kompani ndërtimi në Britani është gjobitur £120,000 ku u pa që dy nga punonjësit e saj u ngritën në lartësi me kovën e skavatorit për të bërë instalimet e një shtëpie të re.

Dy punonjësit kishin zgjedhur rrugën më të shkurtër për të vendosur një copë të madhe guri në fasadën e shtëpisë, dhe ‘fatkeqësisht’ për ta sikush i regjistroi në kamera.

Dhe në fakt veprimi ishte po aq i rrezikshëm, sa thotë dhe rregullorja që e ndalon atë.

Pamjet tregojnë dy punonjësit e paidentifikuar që zgjaten rrezikshëm mbi skavator teksa përpiqen të vendosin në vend copën e gurit.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte asnjë prej tyre nuk mbante helmetë mbrojtëse në kokë megjithëse janë ngritur rreth 7 metra mbi tokë.

Zyrtarët e sigurisë thanë se incidenti  kishte ndodhur gjatë ndërtimit të një kompleksi rezidencial në Manchester në vitin 2021, dhe u publikua së fundmi për të demonstruar sesi shkelja e procedurave ndëshkohet nga autoritetet.

Inspektorët kishin gjetur gjithashtu të tjera shkelje gjatë vizitave të tyre në punën e kompanisë gjatë vizitave të tyre në vitet 2018 deri në 2021 në ndërtimet e kompleksit të luksit.

Ata kishin zbuluar gjithashtu skela e gardhe të pasigurta si dhe mungesë të ambjenteve të ndihmës mjekësore.

Në një raport mbi inspektimet thuhej: “Shkelje të shumta u gjetën për rregullat e sigurisë në punë, sidomos për veprimet në lartësi dhe për mbrojtjen nga pluhuri i silikateve”.

Inspektori Mike Lisle tha se është e rëndësishme që të gjitha kantieret e punës ku mund të rrezikohet jeta ose shëndeti i punonjësve, duhet të kushtojnë shumë vëmendje ndaj rregullave të sigurisë.

Pas raportit, kompania e ndërtimit nga Rochdale, Hoyle Developments Limited pranoi shkeljet dhe u gjobit me £120,000 gjobë dhe £3,165.15 në kosto.

FOTO GALERI
1/3
Një kompani ndërtimi në Britani është gjobitur £120,000 ku u pa që dy nga punonjësit e saj u ngritën në lartësi me kovën e skavatorit për të bërë instalimet

Top Channel