
23/02 09:45
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, vizitoi sot Parisin për të marrë garancinë nga homologu i tij francez Sebastien Lecornu për ndihmën në luftën kundër Rusisë.
Pritet që Franca të dërgojë 150 staf në Poloni për të ndihmuar në trajnimin e 600 ushtarëve ukrainas, si dhe do të dërgojë 12 mjete ushtarake ose siç njihen ndryshe obus “Cezar”.
Ky venim do të financohet nga një paketë prej 200 milion eurosh, e miratuar nga deputetët francezë.
Lufta në Ukrainë vijon prej muajsh, ndërsa ende presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kërkon ndihma. Ai vazhdimisht ka kërkuar mjete luftarake për t’i bërë ballë luftës, e cila vijon prej më shumë se 11 muajsh.
Top Channel