Festivali tradicional viking nis paradën e luftëtarëve në ishullin e Skocisë (fotot)

31/01/2023 19:20

Festivali viking është rikthyer sot në Lerwick, qyteti port në ishullin Shetland në veri të Skocisë pas dy vjet ndërprerjeje, teksa kësaj radhe në paradë janë lejuar edhe gratë.

Festivali i njohur në vend si “Up Helly Aa,” celebrohet të martën e fundit të janarit nga vendasit duke rikrijuar të kaluarën vikinge të qytezës, e cila daton prej shekullit e 19-të.

“Është një privilegj i madh ” thotë pjesëmarrësi Gary Smith, anëtar i një nga skuadrave më prestigjoze të luftetareve te paradës.

“Ka një atmosferë shumë të mirë në qytezë, sepse je mes miqve e familjarëve.”

“Ne ecim në rrugët e qytetit me këto kostume dhe mburoja që duken fantastike, njerëzit këtu në Shetland e kanë për krenari.”

Turistja kanadeze Elizabeth Miller shprehu pak habi për gratë që merrnin pjesë në paradë pasi burrat ishin të gjithë me mjekra. “Është pak e vështirë me gratë në paradë pasi te gjithë burrat janë me mjekra, por eventi eshte vërtet spektakolar”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/10
Festivali i njohur në vend si "Up Helly Aa," celebrohet të martën e fundit të janarit nga vendasit duke rikrijuar të kaluarën vikinge të qytezës, e cila daton prej shekullit e 19-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA