Çifti në betejë me fqinjët ‘e fiksuar’ milionerë që i kanë rrethuar shtëpinë me gardhin 2m të lartë (fotot)

31/01/2023 17:38

Një çift në Britani kanë nisur një betejë ligjore në fqinjët e tyre ‘monstruozë’ milionerë që kanë rrethuar shtëpinë e tyre “të ëndrrave” me një gardh 2 metra të lartë, e që sipas tyre i pengon të arrijnë te dera kryesore.

Gary e Kerry Hambling thanë në gjykatë se gardhi i ngritur nga Garry e Jenny Wakerly ka ulur të paktën 100,000 paundë nga vlera e shtëpisë së tyre në Suffolk, në lindje të Britanisë, e cila më parë vlerësohej në rreth 600 000 paundë.

Ata akuzojnë se gardhi i ngritur ne rrugen ne pronësi te Garry e Jenny Wakerly, pengon aksesin e tyre te stallat dhe fushat, si dhe ndalon pamjet që më parë shiheshin nga kuzhina e tyre dhe dritën e diellit.

Ata i kërkojnë gjykatës të detyrojë fqinjët të rihapin aksesin për te dera e tyre kryesore, duke quajtur veprimet e tyre “monstruoze dhe qëllimisht antagoniste”.

Ndërsa çifti Wakerlys argumenton se çifti Hamblings përdornin pjesën e tyre te rrugës për të shkelur ilegalisht në rruginën pronë e tyre, prandaj vendosën gardhin për t’i ndaluar.

Gjykatësi Anthony Mann dëgjoi të thuhej se konflikti mes fqinjëve kishte nisur në 2016, rreth një vit pasi çifti Hamblings ishte vendosur në shtëpinë e tyre Garden Cottage.

Hambling kishin blerë pronën e dëshiruar në 2015, me katër dhoma gjumi dhe çerek hektari kopsht, por me stalla dhe një fushë në parcelë të ndarë, disa metra larg, në anën tjetër të rruginës së zotërohet nga çifti Wakerlys.

Por konfliktet nisën kur Wakerlys panë se fqinjët e rinj Hamblings po kthenin një pjesë të fushës së tyre në një parking makinash e furgonësh, kur dhe i njoftuan se nuk mund të kalonin më përmes rrugës së tyre.

Dhe në fakt çifti ankimues ishin lejuar të kalonin përmes rrugës së fqinjëve të tyre vetëm kur shkonin mirë me ta.

Çifti Hamblings thonë se gardhi i vendosur i ka bllokuar ata për të kaluar në pjesën tjetër të pronës.

Çështja ka qenë dhe më parë në gjykatë kur iu dha të drejtë gardhit të vendosur nga çifti Wakerlys.

Avokati Charles Irvine, i çiftit Wakerlys, tha se gjykatësi duhet të refuzojë ankimimin.

“Ankimuesit thonë se përdorimin rrugën për të sjellë kuajt nga fusha në shtëpi, por fusha është kthyer në një parking ku nuk ka hapësirë për kuaj dhe ankimuesit nuk e kanë përdorur kurrë atë si të tillë”.

Gjykatësi tha se do të japë vendimin e tij në një datë të mëpasshme.

FOTO GALERI
1/3
Ata akuzojnë se gardhi i ngritur ne rrugen ne pronësi te Garry e Jenny Wakerly, pengon aksesin e tyre te stallat dhe fushat

Top Channel