Antikorrupsioni, vetëm një pikë para! Prej pesë vitesh Shqipëria renditet e 36 ose e 35 në listën me 183 shtete

31/01/2023 19:37

Shqipëria ka përparuar me nje pikë në renditjen e raportit të fundit të organizatës Transparency International, por nuk ka shënuar përmirësim të Indeksit të Korrupsionit. Prej 5 vitesh vendi ynë luhatet mes 35 dhe 36 pikëve në këtë raport, ku analizohen 183 shtete.

Shqipëria ka sfidën kryesore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe Shqipëria duhet të matet me vende që janë anëtare të BE-së, anëtaret e reja dhe me vende të rajonit që kanë patur sukses në raport me këtë union. Dhe nëse e bëjmë këtë krahasim, Shqipëria ndihet jashtëzakonisht e vonuar dhe bën pjesë në atë grupin e shteteve të Open Balkan, që kanë problem me demokracinë, lirinë e medias dhe me regjimet autoritare. Dhe kjo përbën një goditje për nevojat dhe pritshmëritë që edhe Perëndimi ka për Shqipërinë, por edhe shqiptarët vetë kanë për ta kapërcyer këtë fazë tranzicioni. Shqipëria në raport përmendet si shtet hibrid. Ka dy kategori sistemesh demokratike dhe autoritare, hibridi është diçka në mes. Do të thotë një fushë e veprimit dhe pjesëmarrjes funksionon, por elemente të tjera nuk funksionojnë dhe sistemi në tërësi nuk funksionon. P.sh. ne kemi reformën në drejtësi që është bërë më shumë nga të huajt, por koncepti I vendimmarrjes politike dhe koncepti I korrupsionit mbeten problematike në anën tjetër, dhe kjo e bën sistemi hibrid.

Pyetja është si mund të dilet nga ky stanjacion. Studimi ka një detaj interesant, thotë që në të gjitha regjimet ku ka sjellje autoritariste dhe ku ka personalizim të politikës, ku ka konflikt të ashpër politik, gjithkund ka korrupsion. Kështu që duhet një qasje reformimi të partive politike, të sistemit të vendimmarrjes, të trasnparencës më të madhe, dhe çdo zyrtar, çdo politikan duhet të përballet jo me konferenca shtypi, por me drejtësinë, me akuza konkrete dhe me hetime konkrete.”– u shpreh Afrim Krasniqi, Politolog.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA