Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ish- Ministri i Financave Cani, ishte shumë i qartë dhe la të kuptohej se më shumë se fjalët e tij para gazetarëve kishin rëndësi provat. Teksa u pyet nëse rëndohej apo jo nga pozita e kolegut të tij, Arben Ahmetaj, ai u shfaq i pasurprizuar dhe tha se priste të thirrej nga SPAK.
Nga ana tjetër megjithëse pritej të thirrej nga inceneratorët, duke qenë se Ahmetaj nuk është thirrur ende, Cani u thirr për një çështje që i përket më shumë se dy dekadave, si deklarues për kallëzimin e ish-pronarëve për një objekt që para viteve 90 ka qenë furrë buke dhe Ministria e Financave i ka hequr të drejtën e pronësisë ish-pronarëve dhe për këtë arsye një listë e gjatë qytetarësh nga Tirana kanë kallëzuar Ministrinë e Financave.
Cani qëndroi më shumë se dy ore para prokurorit Elvin Gokaj ndërsa ishte i rezervuar dhe kujtoi se kishte firmosur një shkresë në kuadrin e një sekreti hetimor.
Nga ana tjetër sa I takon çështjes së inceneratorëve dhe një letër këmbimi me kolegun e tij Lefter Koka i cili është në paraburgim dhe sakaq ka dorëzuar një seri kërkesash me lutje gjykatave për të zbutur masën e sigurisë.
Ndërkohë ka pasur mjaft pikëpyetje dhe prova të forta në drejtim të Arben Ahmetajt, i cili nuk është pyetur në asnjë moment të vetëm. SPAK ka insistuar që e ka veçuar çështjen,por akoma nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që do e ndryshonte çështjen.
Top Channel