Më parë ajo përdorej për të dërguar mesazhe paralajmërimi në fshatrat deri në 30 km larg, teksa daullja emblematike ‘Xhixhi Ajoke’ njihej në të gjithë kulturën dhe identitetin e vendit.
Por në vitin 1916 autoritetet koloniale e konfiskuan atë dhe në 1930 u transferua në Paris.
Autoritetet koloniale e kishin konfiskuar daullen tradicionale kur ajo nisi të përdorej si paralajmërim kur francezët vinin për të mbledhur burra vendas për ndërtimin e një rruge.
Daullja e famshme ivorjane 430 kg e rëndë dhe tre metra e gjatë, po rikonstruktohet nën kujdesin e muzeumit Quai Branly.
Kuratorja Nathalie Richard, thotë se dëmtimet e daulles së drunjtë vijnë prej kohës që ka qëndruar jashtë, dhe insekteve që kanë depërtuar në të.
“Ne kemi konsoliduar materialin, drurin e saj, duke e mbushur me rrëshirë e duke rindërtuar cepat e dëmtimet, në mënyrë që ajo të rikthehet në funksion”, shton ajo.
“Ajo ende mund të transmetojë vibrimet e saj deri në 30 km larg, të cilat interpretohen nga dëgjuesit”.
Daullja është përdorur në fshatin Axhamé nga ku shpërndante rrahjet e saj, pasi edhe gjuha vendase Ebrie është gjuhë tonalitetesh.
Top Channel