
Kryetari i Partisë së Lirisë ka nisur javën me një vizitë në selinë blu, ku është takuar me Sali Berishën.
Takimi ka qenë për çështjen McGonigal dhe organizimin e protestës së radhës së opozitës.
Për “McGonigal”, Meta kërkon hetimin e çështjes. Pas përfundimit të takimit, ai ka kërkuar “të zbardhet afera dhe Rama të mbajë përgjegjësi”.
Ndërsa për protestat dhe organizimin për zgjedhjet e 14 majit, Meta është shprehur se “janë e vetmja mundësi për t’i dhënë fund këtij regjimi”.
Më herët, Berisha ka thënë se do të nisë konsultimet me aleatët për tubimin e radhës. Edhe në protestat e mëparshme, Berisha dhe Meta janë shfaqur bashkë, dhe mbështetësit e të dyja partive opozitare kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve.
Top Channel