Përforcim në mbrojtje për Romën. Verdhekuqtë kanë arritur akordin me Leeds United për huazimin e Diego Llorentes me huazim blerjeje në fund të sezonit sipas raportimeve të Sky Sport.
29-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe kur është e nevojshme mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë e si “shkatërrues”. Spanjolli është pjesë e Leeds prej shtatorit të vitit 2020.
Këtë sezon ka luajtur fare pak, ai numëron vetëm 8 ndeshje në total me skuadrën angleze, ndërkohë që tani e pret aventura italiane. Llorente ka dalë nga moshat e Realit të Madridit.
Në Spanjë ka luajtur me Realin, Rayo Vallecanon, Malagan dhe Real Sociedad. Llorente ka veshur 10 herë fanellën e kombëtares spanjolle, por fakti që humbi vendin e titullarit te Leeds ndikoi që të mos merrte ftesë nga Luis Enrique në Katar 2022.
Mou e njeh mirë që prej kohës kur drejtonte Realin. Trajneri beson shumë te kualiteti dhe eksperienca e lojtarit iberik, ndërkohë që afrimi i tij i jep dritë jeshile kalimit të Matias Vina te Bournemouth. Nicolo Zaniolo është lojtari tjetër që do largohet nga skuadra kryeqytetase.
Top Channel