Imazhet shokuese tregojnë se përbërësit e iPhone, laptop-ëve e makinave Tesla, vijnë nga puna helmuese e fëmijëve në minierat e Kongos (fotot)

30/01/2023 16:29

Prej vitesh kompani të mëdha si Apple e Tesla sigurojnë klientët se mallrat e tyre të shkëlqyeshme e luksoze prodhohen e shiten “me standarte të larta etike”.

Por e kundërta reflektohet në një seri imazhesh të marra në minierat e republikës Demokratike të Kongos ku prodhohet rreth 90 përqind e kobaltit të botës, i cili përdoret në bateritë e mjeteve të teknologjisë që tashmë po komandojnë jetët tona.

Kobalti gjendet në të gjitha aparatet me bateri litiumi që shiten sot në treg, si celularë, laptop e tableta, ndërsa një makinë elektrike kërkon të paktën 10kg të materialit të çmuar.

Apple, Microsoft, Google, Tesla dhe të tjerë insistojnë se kërkojnë standarde të larta etike nga furnizuesit e tyre të kobaltit, dhe se tregojnë vetëm me prodhues që kanë pikë të larta në këtë aspekt.

Por fotot dhe videot e regjistruara nga rrjeti DailyMail.com në minierat më të mëdha në Afrikë tregojnë një histori tjetër.

Fëmijë të zbathur të mbuluar me kimikate të rrezikshme thyejnë gurë gjithë ditën për $2, ndërsa nëna të stërlodhura me bebet në krahë filtrojnë materialet me shpresë të gjejnë kobaltin.

Imazhet e rënda janë marrë nga Siddharth Kara gjatë qëndrimit të tij në rajonin Katanga, dhe publikohen para librit të tij  – Kobalti i kuq: Si funksionojnë jetët tona me gjakun e Kongos. 

Kompanitë përndimore thonë se nuk tregojnë me minierat ilegale të kobaltit pro e blejnë atë nga rafineritë dhe furrat e shkrirjes. Por këto të fundit furnizohen nga punonjësit që shihen në fotogaleri.

Në intervistën me DailyMail.com, Kara, pedagog në “Harvard Kennedy School of Government”, tha se studimi tij tregon se “kompanive të mëdha nuk mund t’i kesh besë”.

“Qindra mijëra njerëz të varfër në planet gërrmojnë për kobalt, standardet morale janë rikthyer te ato të epokës koloniale”.

“Ata punojnë për $2-në ditë dhe nëse hanë ushqim apo jo nuk kanë të drejtë të thonë asgjë.”

Ekspozimi i zgjatur ndaj kobaltit shkakton sëmundje të mushkërive, shurdhim, defekte lindjeje dhe efekte të tjera, shton Kara.

“Kjo është shumë herë më e keqe se diamantët e gjakut, pasi ata nuk janë toksikë”.

Mes pamjeve të tij shihen dy fëmijë të mbuluar me kimikate toksike nga miniera, teksa thyejnë gurë për kobalt.

FOTO GALERI
3/11
Nëna të stërlodhura me bebet në krahë filtrojnë materialet me shpresë të gjejnë kobaltin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA