“Gati për politika të reja mbështetëse”/ Rama: Kemi folur për rritjen e pagës minimale, do ketë rindarje takse për prodhuesit e energjisë

30/01/2023 09:29

Zërave kritikë për mungesën e tij në debatin për arrestimin e shefit kundër zbulimit të FBI, kryeministri Edi Rama duket se iu përgjigj duke thënë se kishte arsye shëndetësore.

Fillim jave të mbarë. Uroj të jeni mirë! Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë sepse e hoqa vetë. – u shpreh Rama.

Në komunikimin e tij kreu i qeverisë lajmëroi një tjetër rritje të pagës minimale që aktualisht është 34 mijë lekë si dhe vazhdimësi të mbështetjes për disa kategori.

“Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time sidomos me financat, për disa politika të reja mbështetëse duke nisur nga paga minimale tek pagat për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve ushtarakëve e policëve, tek pakoja e madhe e pensionistëve nga rindarja e taksës mbi transportuesit e mëdhenj të energjisë siç kemi premtuar. Kjo pako ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit. duhet punë akoma pa diskutim, duke filluar nga ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat sidomos ato në prodhim që do të paguhen me doemos.” tha Rama.

Këto vendime për politikat mbështetëse sipas kryeministrit Rama do të diskutohen së shpejti në qeveri. Në fillim të këtij viti nisi edhe shpërndarja e të ashtuquajturës pako e madhe prej 8 miliardë lekë si një përgjigje ndaj rritjes së çmimeve.

Top Channel