Partizani ndalet në shtëpi nga Egnatia.
Të kuqtë barazuan 1-1 me rrogozhinasit dhe humbin një shans ideal për të ngushtuar diferencën me vetëm 1 pikë me Tiranën në krye.
Të besuarit e Colellas e nisën vrullshëm takimin dhe kishin një mundësi të shkëlqyer për të kaluar në avantazh me Tedi Carën nga pika e penalltisë në pjesën e parë. Në të 22′, sulmuesi nga Kavaja mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por u ndal mjaft mirë nga Alen Sherri.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa “Demat” duhet të prisnin minutën e 80′ për të gjetur golin e avantazhit. Engjëll Hoti shënoi për Partizanin, me mesfushorin që përfitoi nga asisti i Hadrojit dhe ndali topin në rrjetë me një gjuajtje të fortë.
U duk si goli i fitores për të kuqtë, por Egnatia arriti të barazonte rezultatin vetëm 7 minuta më vonë. Dwamena vendosi ekuilibrat pas një kontrolli perfekt në zonë dhe shtangu me gjuajtjen në shtyllën e parë portierin Alban Hoxha.
Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e dytë me 31 pikë ndërsa Egnatia merr një pikë të rëndësishme teksa mban vendin e katërt me 26 pikë.
Top Channel