Avioni fluturon për 13 orë drejt Zelandës së Re por ulet përsëri aty ku u ngrit (fotot)

30/01/2023 18:24

Pasagjerët e një avioni të linjave Emirates që flulturonte drejt Auckland në Zelandën e Re, mbeten te shpangur pasi ishin ngritur të premten nga Dubai por pas rreth 13 orë fluturimi u ulën përsëri në të njëjtin aeroport.

Avioni ishte ngritur në orën lokale 10:30 paradite por në gjysmë të itinerarit prej 12,000-km u detyrua të kthehej mbrapsht, sipas kontrollorëve FlightAware dhe rrjetit Business Insider.

Aeroporti i Auckland ishte detyruar të mbyllej të premten prej përmbytjeve nga reshjet.

“Aeroporti i Auckland është duke vlerësuar dëmet në terminalin e fluturimeve ndërkombëtare dhe për fat të keq u vendos se nuk mund të kryheshin fluturime të tilla”, thuhej në deklaratën e zyrtarëve vendas të shtunën.

“Ne e dimë që kjo është zhgënjyese por siguria e pasagjerëve është prioriteti ynë”.

Mbrëmjen e të shtunës fluturimet ishin rihapur, teksa linjat Emirates thanë në një deklaratë për rrjetin Business Insider, “Shprehim keqardhje për trazirat e shkaktuara ndaj pasagjerëve. Grupi Emirates do të vijojë të monitorojë situatën në aeroportin e Auckland dhe do të publikojë informacionet sipas rastit.”

Fluturimi i anuluar në mënyrë të çuditshme raportohet se u kompletua të dielën.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA