25/12 23:46
Grupimi i Alibeajt ka dorëzuar këtë të diel listën e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi që ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.
Tashmë në KQZ janë dorëzuar dy lista me anëtarë nën emrin e partisë më të madhe opozitare në vend.
Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike.
Bëhet me dije anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.
Top Channel