23/11 20:33
Lyoni rikthehet te fitorja në Ligue 1 pas tri javësh.
Skuadra e Blanc triumfoi 0-2 në Ajaccio. Sfida u zhbllokua në minutën e 20’, me talentin Johann Lepenant që finalizoi një aksion të bukur.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 71’. Alexandre Lacazette mori një asist nga Tagliafico dhe dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur golin e 12-të sezonal në kampionatin francez.
Suksesi i sotëm ka ngjitur Lyonin në vendin e nëntë me 28 pikë. Objektivi është sigurimi i një bilete në Champions, por vendi i tretë është 15 pikë larg./ Super Sport
Top Channel