Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar.

Për rrjedhojë; moti i kthjellët, por i ftohtë do të mbizotërojë në zonat perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore. Parashikohet që deri në mëngjesin e së hënës i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por nuk priten reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mbeten të pandryshuara vlerat e mesditës duke u luhatur nga -8°C, deri në 12°C. Era do fryjë mesatare deri e frotë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Nën mbizotërimin e të ftohtit do të jetë gjithashtu, republika e Kosovës ku temperatura shumë të ulëta, ngrica dhe era e ftohtë nga veriloindja do të jenë prezente, megjithatë; moti paraqitet i qëndrueshëm dhe pa reshje.

Kthjellimet do të jenë dominante deri në orët e pasdites ku shfaqen vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që edhe gjatë natës i gjithë territori i Kosovës të jetë në ndikimin e kthjellime dhe vranësirave të shpeshta por pa reshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA