26/12 08:12
Weston McKennier ka ndjekur vetëm pjesën e parë të ndeshjes mes Juventusit dhe Monzës, sepse më pas është nisur drejt aeroportit.
Aty e priste avioni me destinacion Leeds-in, klubin e tij të ardhshëm, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshjen për transferimin e amerikanti.
Negociatat mes klubeve kishin nisur prej kohësh, por më në fund u gjet edhe marrëveshja, teksa McKennie nuk ngurroi të përshëndetë edhe gazetarët e pranishëm, në momentin e largimit nga “Allianz Stadium”.
“Më vjen keq që nuk flas dot mirë italisht. Mirupafshim dhe shihemi së shpejti”, tha McKennie, pasi u përshëndet me shokët dhe la Torinon./ Super Sport
Top Channel