Një efektiv policie është goditur me grushte për shkak të detyrës ditën e djeshme në Korçë.

Efektivi i qarkullimit rrugor Zh.B. , është goditur nga një 48-vjeçar L. Ç., pasi ky i fundit ka marrë gjobë nga polici dhe i është hequr patenta.

Gjoba ka qenë për mungesë të kontrollit teknik të automjetit, ndërsa shoferi e ka ndaluar dje punonjësin e policisë (jashtë shërbimit), duke e goditur me grusht. Çështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA