Katër qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Nga 201 testime, rezultuan pozitivë me COVID19 2 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Sarandë.
Janë 123 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,504 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Statistika ( 29 Janar 2023)
Raste të reja ditore 4
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 201
Testime totale 2,030,217
Raste pozitive 333,223
Raste të shëruara 329,504
Raste Aktive 123
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 99
Vlorë 11
Fier 9
Durrës. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Top Channel