Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një i ri pasi u dhunua nga policia.
Joe Biden e deklaroi se ndihet i indinjuar thellësisht dhe i keqardhur pas publikimit të videos ku tregohej rrahja brutale e policisë mbi Tire Nichols, një 29-vjeçari me ngjyrë nga Memphis.
“Pamjet që u publikuan këtë mbrëmje do t’i lënë njerëzit të zemëruar dhe me të drejtë,” tha Biden në një deklaratë, duke u kërkuar protestuesve të qëndrojnë paqësorë. “Ata që kërkojnë drejtësi nuk duhet të përdorin dhunë apo shkatërrim”, tha Biden.
Ndërkohë, dhjetëra protestues u mblodhën në Memphis, në jug të Shteteve të Bashkuara, duke kërkuar drejtësi.
Ata mbanin në duar tabela që lexonin “Drejtësia për Tirin” dhe “Fund terrorit policor”, ata u drejtuan për në Parkun e Martirëve në qendër të Memfisit. Pesë oficerë policie janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë në rrahjen e 29-vjeçares, e cila vdiq në një spital në Memphis më 10 janar, tre ditë pasi u ndalua me dyshimin për drejtim të pakujdesshëm të mjetit.
Top Channel