Kalendari i ngjeshur e rikthen shumë shpejt Tiranën në fushë, të dielën kampionët n fuqi do të përballen me vendin e fundit që është Kukësi, por që pozicioni aktual nuk e bën aspak të thjeshtë ndeshjen me verilindorët që prej vitesh janë ndër pretendentët për vendet e para në klasifikim .
Kapiteni Marsel Ismailgeci është largimi i fundit i bardhebluve i konfirmuar vetëm disa orë më pas zyrtarisht, duke ju shtuar emrave të shumtë të larguar si Limaj, Kallaku, Xhixha, vetëm në merkaton dimërore.
Ndërkohë Kukësi në këtë ndeshje vjen pas fitores së parë të arritur për këtë vit 2023 atë me përmbysje ndaj Egnatias.
Pas disfatës pak ditë më parë me Kukësin, drejtuesit e Rrogozhinës largojnë trajnerin
Drejtuesit e ekipit të Rrogozhinas kanë befasuar pas kësaj humbje duke shkarkuar trajnerin e emëruar pak kohë më parë, Shpëtim Duro.
Trajneri Duro e mori Egnatian në vendet e fundit dhe sot kjo skuadër është në garë për zonat e Europës në vendin e katërt pas Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë.
Kjo ishte humbja e parë e e trajnerit kryeqytetas me skuadrën dhe kaq ka mjaftuar. Gjithsesi, vendin e tij do ta marrë sërish Idlir tetova, ai të cilin pak muaj më parë Shpëtim Duro e zëvendësoi për të njëjtën arsye, rezultate të dobëta.
Top Channel