Rreth 200 të rinj, aktivistë të organizatave mjedisore protestuan të shtunën kundër ndërtimin e aeroportit të Akërnisë, në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.
Të rinjtë kanë mbërritur nga kryeqytetit dhe qytete të ndryshme për të kundërshtuar vijimin e punimeve. Ndërsa sipas ekspertit të mjedisit Zudjon Vorpsi punimet për ngritjen e aeroportit të Vlorës duhet të pezullohen menjëherë, sepse projekti është në kundërshtim me Konvetën e Bernës, e cila ndryshe njihet si konventa që mbron jetën e egër dhe mjedisin. Nëse punimet e aeroportit nuk ndalohen, protestuesit do t’I drejtohen organeve të drejtësisë.
Sipas aktivistëve ndërtimi i aeroportit shkatërron një prej pasurive më të mëdha mjedisore të Vlorës.
Kjo ishte një protestë ndryshe, për të treguar kujdesin ndaj natyrës, aktivistët vendosën të që mbjellin pemë, duke treguar kështu që është vendi ideal për të zgjeruar hapësirën e gjelbër.
Top Channel