Policia spanjolle kap 4.5 ton kokainë pranë ishujve Kanarie në Atlantik (fotot)

28/01/2023 18:28

Policia spanjolle njoftoi sot kapjen e 4.5 ton kokainë në bordin e një anijeje me flamur të Togos që vinte nga Amerika Latine, para se të interceptohej në ujërat pranë ishujve spanjollë Kanarie.

Anija “Orion V”, e cila transportonte bageti nga Amerika Latine drejt Lindjes së Mesme raportohet se survejohej prej më shumë se një viti dhe ishte ndaluar edhe më parë, por pa iu gjetur droge në bord.

Policia tha se një operacion i kombinuar detar dhe ajror realizoi zbulimin e kokainës që ishte fshehur në një konteiner të ushqimit të bagëtive.

Operacioni përfshinte mes të tjerë agjencitë anti-drogë të SHBA, Spanjës dhe Togos, thanë autoritetet.

28 anëtarët e ekuipazhit nga nëntë vende të ndryshme u arrestuan.

Në mesin e janarit një tjetër anije me flamur togolez u ndalua me drogë në një zonë të afërt pranë ishujve Kanarie.

Afërsia e Spanjës me Afrikën e veriut dhe lidhjet e saj me ish-kolonitë në Amerikën Latine, e bëjnë atë një rrugë kryesore për drogat drejt Evropës, shkruan AFP.

FOTO GALERI
2/8
Policia tha se një operacion i kombinuar detar dhe ajror realizoi zbulimin e kokainës që ishte fshehur në një konteiner të ushqimit të bagëtive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA